14:28 / 07.07.2019
Pogba udhëton me Manchesterin në Australi
Paul Pogba është përfshirë në skuadrën e Manchester United e cila do të udhëtojë në Australi për fazën para përgatitore.
Mesfushori i Francës kishte qenë një dyshim për udhëtimin pasi javën e kaluar është raportuar shumë se ai do të largohet nga Old Trafford.
Por francezi do të udhëtojë me ekipin ndërsa ata do të shkojnë në Australi për të nisur përgatitjet e tyre për sezonin e ri.
Edhe Romelu Lukaku, një lojtar tjetër i lidhur me një largim të verës, është përfshirë gjithashtu në listën prej 28 lojtarëve, ku nuk mungojnë as nënshkrimet e reja si Aaron Wan-Bissaka dhe Daniel James.























