15:21 / 07.07.2019
Dortmundi kërkon “të heqë qafe” përfundimisht Kagawan
Borussia e Dortmundi është tepër aktive në merkato dhe krahas blerjeve të rëndësishme duhet të mendojë edhe për lojtarët që nuk janë në planet e trajnerit Lucien Favre.
Një prej tyre është Shinji Kagawa, fantazisti japonez i cili u rikthye nga huazimi te Galatasaray dhe tani i duhet të gjejë një tjetër sistemim.
30-vjeçari ka edhe një vit kontratë të mbetur dhe drejtuesit duan ta shesin përfundimisht lojtarin, për të cilin ka oferta, por futbollisti japonez dëshiron një ekip ku mund të luajë në Europë këtë vit.























