10:18 / 08.07.2019
De Ligt gati për t’u transferuar në Juve
Super agjenti Mino Raiola ka thënë se Juventusi ka fituar garën për kapitenin e Ajaxit, Matthjis de Ligt.
Ai tha se De Ligt ka pranuar ofertën e Juventusit.
“De Ligt ka pranuar ofertën e Juventusit dhe tash varet nga Ajaxi se si ata do të ballafaqohen me situatën”, deklaroi ai.
Ai po ashtu nuk mendon se holandezi mund të transferohet në Barcelonë.























