13:50 / 08.07.2019
Fernandes i sigurt se do transferohet në United
Mesfushori i Sporting CP, Bruno Fernandes është i sigurt që do të transferohet në “Old Trafford”.
Mediat angleze thonë se Fernandesi është duke qëndruar i qetë për këtë situatë.
United akoma nuk kanë bërë ndonjë ofertë për portugezin por është e kuptueshme që ai është gati për të provuar sfidën e radhës.
Fernandesi ka shënuar 31 gola në të gjitha garat sezonin e kaluar.
Liverpool dhe Tottenham janë të lidhur me portugezin gjithashtu, mirëpo United qëndron në pozitën e parë.























