09:46 / 09.07.2019
Ja sa do të fitoj Donis Avdiaj tek Trabzonspor
Donis Avdiaj ka nënshkruar me gjigantin turk, Trabzonspor.
Futbollisti nga Istogu ka nënshkruar kontratë 1 vjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për tre vite të tjera.
Paga mujore në vitin e parë te Trabzon do të jetë 22 mijë euro në muaj, apo 274 mijë në vit.
Në vitin e tij të dytë Avdijaj do të ketë pagë mujore prej 31 mijë eurove në muaj, apo 375 mijë eurove në vit.
Ndërkohë në dy vitet e fundit të kontratës, sulmuesi kosovar do të ketë një pagë mujore prej 41 mijë eurove ndërsa në vit do të paguhet 500 mijë euro.























