16:09 / 09.07.2019
Sarri pranon që Cancelo të largohet
Manchester City janë shumë afër marrëveshjes me mbrojtësin e Juventusit, Joao Cancelo.
Mediat angleze thonë se trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri ka pranuar t’ia u shesë portugezin fituesve të Premier Leagues.
Pasi transferoi Rodrin nga Atletico Madridi dhe Angelinon nga PSV, trajneri i Cityt, Pep Guardiola po beson që Cancelo do të jetë një lojtar i duhur për sezonin e ardhshëm.
25-vjeçari i cili i ka ndihmuar “Zonjën e vjetër”, të fitojë Seria A sezonin e kaluar i ka mahnitur shumë skuadra me lojën e tij, ai po ashtu luajti shumë mirë edhe me Portugalinë, klub i cili e fitoi Ligën e Kombeve muajin e kaluar.
Ai më herët ka luajtur për Benficen, Valencian dhe Interin.























