Zyrtare, Origi vazhdon kontratën me Liverpoolin
BKT
Sport

Zyrtare, Origi vazhdon kontratën me Liverpoolin

E ardhmja e Divock Origit do të jetë te Liverpool.

Sulmuesi 24 vjeçar ka nënshkruar kontratë të re me Liverpoolin.

Reprezentuesi belg pati merita të jashtëzakonshme në suksesin e Liverpoolit këtë edicion në Ligën e Kampionëve, ku u shpallën kampion për të gjashtën herë në histori të klubit.

Faqja e Liverpoolit nuk saktëson se për sa vite është vazhduar kontrata, veç se raporton se 24 vjeçari ka nënshkruar kontratë afatgjate, përcjell lajmi.net.

Origi pjesë e Liverpoolit është që nga viti 2014, kur ishte transferuar nga francezët e Lille.