“Sky Sports”: Interi nis negociatat me Unitedin për Lukakun
BKT
Sport

“Sky Sports”: Interi nis negociatat me Unitedin për Lukakun

Drejtori i Interit, Piero Ausilio tashmë ndodhet në Londër për t`u takuar me krerët e Manchester United dhe për të filluar bisedimet për transferimin e mundshme të Romelu Lukaku, raporton “Sky Sports”, transmeton RTKlive.

Sulmuesi belg pritet që gjatë kësaj verë të largohet nga “Olda Traffordi”. Lukaku është duke u monitoruar nga disa klube të mëdha evropiane, por siç mësohet, internistët janë më afër transferimit të belgut.

Trajneri i i ri i Interit, Antonio Conte thuhet se e dëshiron Lukakun për sezonin e ri.

Negocitat mes dy klubeve kanë nisur, dhe thuhet se marrëveshja mund të arrihet shumë shpejtë. Duket se belgu brenda pak ditësh do të vesh fanellën e “nerazurëve”.