Roma rrit interesimin për Alderweireld
BKT
Sport

Roma rrit interesimin për Alderweireld

AS Roma ka rritur interesimin për mbrojtësin e Tottenhamit, Toby Alderweireld.

Belgu është në shitje për 25 milionë euro dhe kontrata e tij përfundon më 26 korrik të vitit të ardhshëm.

Tottenhami ende nuk ka pranuar ndonjë ofertë formale për mbrojtësin. Alderweireld është një nga tre qendërmbrojtësit që mund të zëvendësojnë Kostas Manolas te Roma, pasi greku u transferua në Napoli.

Roma është duke e kërkuar edhe Gianluca Mancinin e Atalantes dhe Marc Bartren e Real Betisit.