13:16 / 12.07.2019
Buffon refuzoi ofertat e United dhe Cityt
Portieri italian, Gianluigi Buffon ka pranuar që ka refuzuar dy ofertat prej dy gjigantëve anglez, Manchester City dhe United para se të nënshkruante me Juventusin.
41-vjeçari sezonin e kaluar ishte pjesë e PSG-së duke pasur vetëm 25 paraqitje gjatë tërë sezonit.
Mediat angleze thonë se Buffoni nuk i pranoi këto oferta vetëm për ta thyer rekordin e Maldinit në Itali, dhe nuk ishte gati për të qëndruar rezervë e Edersonit ose David de Geas.























