Po “çmend” Evropën, Milan, Bayern dhe United në garë për Soares
BKT
Sport

Po “çmend” Evropën, Milan, Bayern dhe United në garë për Soares

Everton Soares zhvilloi ndeshje shumë të mira me Brazilin në Kupën e Amerikës, dhe kjo ka bërë që në drejtim të tij të vijnë oferta nga skuadrat e mëdha.

Braziliani ishte një nga lojtarët më të mirë në të gjithë kompeticionin, ku së bashku me skuadrën e tij arritën të fitojnë trofeun. Pas paraqitjeve të mira, për të erdhën edhe ofertat e para, siç ishin ato të Milanit apo edhe të Bayern Mynihut.

Sipas asaj që shkruan “The Mirror”, tani në garë për shërbimet e 23-vjeçarit, është futur edhe Manchester United, të cilët kanë dërguar njerëzit e tyre, për të folur me drejtuesit e Gremios.

Sulmuesi brazilian është shprehur se i pëlqen një transferim në Evropë, dhe vendimin për të ardhmen e tij do ta marrë pas pushimeve.