Neymar rikthehet te PSG, gati takimi me Leonardon
BKT
Sport

Neymar rikthehet te PSG, gati takimi me Leonardon

Verë e nxehtë për Barcelonën në merkato. Pas zyrtarizimit të Antoine Griezmann dhe Frenkie de Jong, klubi blaugrana beson se mund të rrëmbejë edhe Neymar.

Zhvillime të rëndësishme për yllin brazilian vijnë nga Franca, teksa sipas “Sport”, nesër lojtari do të arrijë në Paris me avionin e tij privat dhe të hënën do të kthehet në urdhrat e Tuchel.

Sidoqoftë, në orët e ardhshme është planifikuar edhe një me drejtorin sportiv Leonardo. Pak javë më parë Neymar në një intervistë, konfirmoi dëshirën për t’u larguar dhe për t’u rikthyer sërish te Barcelona.

Katalanasit duhet të paguajnë 300 milionë euro, një shifër që mund ta arrijnë vetëm duke përfshirë 1 ose dy futbollistë të rëndësishëm.