FC Prishtina nesër nis përgatitjet, vijnë përforcimet
BKT
Sport

FC Prishtina nesër nis përgatitjet, vijnë përforcimet

FC Prishtina nesër nis fazën përgatitore për edicionin e ri të kampionatit 2019/20.

 Skuadra nuk do të jetë tërësisht e kompletuar deri të martën apo të mërkurën kur disa nga futbollistët kthehen nga pushimi jashtë vendit.

Në prova do të vijnë edhe tre futbollistë. Do të sprovohet një brazilian, një jugkorean dhe një shqiptar nga Kroacia, ish-anëtari i kategorive të reja të Osijekut në Kroaci, mbrojtës i majtë, Adem Jahaj, njofton klubi prishtinas.

Ndërsa si futbollist i ri i skuadrës do të prezantohet ish-futbollisti i deritanishëm i Vëllaznimit, anëtari i grupmoshave të reja të Përfaqësueses së Kosovës, futbollisti 18 vjeç i disa pozitave mbrojtëse, Arti Maloku.