Sonte në RTK 1, Feronikeli – The New Saints
BKT
Sport

Sonte në RTK 1, Feronikeli – The New Saints

Sonte e gjithë vëmendja e dashamirëve të futbollit do të jetë e përqendruar në stadiumin “Fadil Vokrri”, aty ku kampioni i Kosovës do të jetë mikpritës i kampionit të Uellsit, The New Saints, në kuadër të ndeshjes së kthimit të rrethit të parë në Ligën e Kampionëve.

Emocionet e kësaj ndeshje vijnë ekskluzivisht në transmetim të drejtpërdrejt në RTK 1, në orën 20:45, derisa kësaj ndeshje do t’i paraprijë edhe një emision me mysafirë të ftuar.

Ndeshja e sotme është tejet e rëndësishme për Feronikelin, që mund të shkruajë një faqe të re në historinë e futbollit tonë, duke u bërë skuadra e parë që arrin të kalojë në rrethin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Në ndeshjen e parë në Uells, skuadra e drejtuar nga Zekirja Ramadani arriti të marrë rezultat të favorshëm, duke barazuar 2:2. Në atë ndeshje kampionët tanë treguan karakter të lartë, duke i barazuar shifrat në minutat e fundit të ndeshjes, pasi uellsianët kishin krijuar epërsi prej dy golash.

Feronikelit i duhet fitorja por tutje kalon edhe me barazim me rezultatet 0:0 ose 1:1, derisa barazimi 2:2 e dërgon ndeshjen në vazhdime. Përkrahja e tifozëve për ‘Niklin’ sonte pritet të jetë e madhe, derisa kalimi tutje do të ishte një sukses i madh jo vetëm për skuadrën  nga Drenasi, por për mbarë futbollin e Kosovës.