17:20 / 17.07.2019
Dzeko dëshiron të transferohet tek Interi, por...
Sulmuesi i Romes, Edin Dzeko, dëshiron të transferohet te gjiganti italian, Inter.
Boshnjaku është duke u munduar të transferohet në “San Siro”, mirëpo problemi qëndron te paratë.
Roma ka kërkuar 20 milionë euro, ndërsa Interi është i gatshëm të paguajë 11 milionë euro dhe jo më shumë.
Mediat italiane thonë se gjatë këtyre ditëve drejtuesit e të dy klubeve do të takohen për të biseduar për të ardhmen e boshnjakut.























