Christopher Nkunku kalon testet te Leipzigu
BKT
Sport

Christopher Nkunku kalon testet te Leipzigu

Leipzigu vijon të përforcohet për sezonin e ri, pasi i duhet të luftojë në tri fronte.

Drejtuesit e klubit pothuajse kanë mbyllur pozitivisht marrëveshjen me Paris Saint Germain për të blerë sulmuesin e ri, Christopher Nkunku, i cili ka kaluar edhe testet mjekësore me Leipzigun.

21-vjeçari do të firmosë për 5 sezone me ekipin e ri dhe do t’i kushtojë klubit gjerman 13 milionë euro, ndërsa parizienët kanë ruajtur 20% të shumës që do të shitet sulmuesi në të ardhmen.