18:24 / 18.07.2019
Trippier premton më të mirë tek Atletico Madrid
Ish-mbrojtësi i Tottenhamit, Kieran Trippier është i gëzuar me transferimin e tij në Atletico Madrid.
Anglezi ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me Atleticon dje dhe ka filluar menjëherë përgatitjet para-sezonale.
“Është një ndjenjë e mrekullueshme. Gjithmonë doja të luaja dhe tash kam një mundësi të mirë për të luajtur në Madrid. Atletico ka një ekip fantastik dhe një trajner të pabesueshëm. Dua që sezoni të fillojë dhe të njoh bashkëlojtarët e mi. Nuk dua të shpenzoj kohën, por dua të kaloj kohë me trajnerin dhe të mësoj prej tij”, deklaroi ai.
Ai premtoi se do të bëjë gjithçka për ekipin dhe se të shënojnë sa më shumë fitore.























