18:31 / 18.07.2019
“Dua rikthimin e Neymarit”
Ish-legjenda e Barcelonës, Juliano Belleti, dëshiron që ylli i PSG-së, Neymar të rikthehet në “Camp Nou”.
Spekulohet se Neymar është në bisedime me Barcelonën dhe vetë lojtari ka pranuar se nuk dëshiron të luajë më për PSG.
“Ai është një ndër lojtarët më të mirë në vitet e fundit. Në çdo ekip e ka treguar veten se është më i miri. Dua ta shoh të lumtur. Dua të rikthehet te Barcelona aty ku do të jetë i lumtur”, deklaroi ai.























