Mane: Do ta ndërroja trofeun e Championsit për Kupën e Afrikës
BKT
Sport

Mane: Do ta ndërroja trofeun e Championsit për Kupën e Afrikës

Sulmuesi i Senegalit, Sadio Mane, ka thënë se do të ndërronte medaljen e Ligës së Kampionëve me medaljen e fitores së Kupës së Afrikës.

Senegali sot luan kundër Algjerisë në finalen e Kupës së Afrikës, e cila do të zhvillohet në Egjipt në orën 20.00.

“Do ta ndërroja edhe tash, ndoshta nuk do ta ndërroja nëse e fitojmë sot. E dimë që nuk është e lehtë. Algjeria është një ekip i mirë dhe jam duke u munduar të luaj në finale për të fituar”, deklaroi ai.