10:09 / 19.07.2019
Dy ekipe të Kosovës nisen për Baku të Azerbajxhanit
Komiteti Olimpik i Kosovës ka njoftuar se sot dy ekipe të Kosovës janë nisur për Baku të Azerbajxhanit ku do të marrin pjesë në Festivalin Olimpik Evropian.
“Ekipi i tenisit dhe mundjes janë nisur sot për në Baku të Azerbajxhanit, ku prej 21-27 korrik do të mbahet Festivali Olimpik Evropian për të Rinj “EYOF BAKU 2019”. Ekipet tjera do të nisen nesër (e shtunë)”, njoftoi KOK-u.
Sportistët janë parë tejet të motivuar me shpresë se nga atje do të kthehen me rezultate të mira. të gjithë e kanë parasysh se konkurrenca është shumë e fortë, por lojtarët janë të gatshëm për ta përballur çdo sfidë vetëm për ët;i sjellë Kosovës medalje.























