16:41 / 19.07.2019
Porto, gati të kthejë pas 8 vitesh “bomberin” kolumbian
Radamel Falcao mund t’i jape lamtumirën Monacos pas 5 sezonesh. Sulmuesi dhe kapiteni i ekipit të Principatës ka marrë disa oferta të rëndësishme dhe menaxheri i tij, Jorge Mendes, po punon për transferimin e 33-vjeçarit.
Porto kërkon të rikthejë sulmuesin aty ku shkëlqeu dhe mund ta konkretizojë vetëm në huazim me një pjesë të pagës të mbuluar nga Monaco, një operacion që ka pëlqimin e të dy klubeve.
Gjithashtu për “bomberin” kolumbian ka hyrë në garë edhe Galatasaray, që ka nevojë për eksperiencë në skuadër, por vetëm me një ofertë prej 7-8 milionë eurosh për kartonin mund të bindë Monacon për ta shitur te klubi turk.























