17:20 / 19.07.2019
“Mendy, Robert Carlosi i ardhshëm”
Ish-mesfushori i Realit, Christian Karembeu është i bindur për cilësitë e lojtarit më të ri të Realit, Ferland Mendy.
Francezi nuk hezitoi dhe e cilësoi Mendyn si Roberto Carlosi i ri.
“Mendoj se Mendy është një transferim i duhur për Realin, është një mundësi e madhe për ekipin, po ashtu edhe për lojtarin. Mendy nuk mund të luajë vetëm në anën e majtë të mbrojtjes por edhe në të djathtën. Ai mund të behët Robert Carlosi ose Marcelo i ardhshëm”, deklaroi ai.























