“James do të jetë i mirëpritur në Itali”
BKT
Sport

“James do të jetë i mirëpritur në Itali”

Mesfushori i Juventusit, Juan Cuadrado do të jetë i lumtur nëse bashkë-lojtari i tij te kombëtarja e Kolumbisë, James Rodrgiuez do të transferohej në Itali.

Sulmuesi i Realit është i kërkuar nga Napoli.“Për James, Italia do të jetë fantastike. Çdo ekip do të dëshironte të kishte një lojtarë si ai. Të gjithë e dimë se çfarë lojtari është ai dhe nëse ai transferohet në Itali ai do të behej akoma më i mirë”, deklaroi ai. 

I pyetur për të ardhmen e tij ai tha: “Jam i lumtur te “Zonja e Vjetër”, familja ime dhe unë jemi duke menduar për të qëndruar në Torino, është një qytet fantastik që na bën neve të ndihemi të mirëpritur”.