“Me Griezmanin në ekip Barcelona do ta fitojë Ligën e Kampionëve”
BKT
Sport

“Me Griezmanin në ekip Barcelona do ta fitojë Ligën e Kampionëve”

Legjenda e Barcelonës, Rivaldo beson që me transferimin e Antoine Griezmannit në ekip, Barcelona ka më shumë mundësi që ta fitojë Ligën e Kampionëve.

Griezmanni pas De Jongit i është bashkuar Barcelonës dhe ka disa spekulime që mund të rikthehet në ekip edhe braziliani Neymar.

“Barcelona është gjithmonë favorite, kjo ishte edhe pa transferimin e Griezmannit, mirëpo me transferimin e tij mundësitë janë rritur. Kjo do të thotë padyshim se Barcelona do të arrijë në finale të Ligës së Kampionëve apo ta fitojë atë”, deklaroi Rivaldo.