Guarin përgatit rikthimin në Itali
BKT
Sport

Guarin përgatit rikthimin në Itali

Fredy Guarin la Interin në janarin e vitit 2016 dhe u transferua në kampionatin kinez.

Mesfushori kolumbian ka ndërprerë pas 3.5 vitesh bashkëpunimin me Shanghai Shenhua dhe tani është një lojtar i lirë.

100 ndeshje dhe 28 gola janë shifrat kineze të 33-vjeçarit, i cili pritet të rikthehet në Serie A.

Guarini ka qenë pjesë e Interit për katër sezone, ndërsa tani mund të transferohet tek ekipi i Genoas.