16:44 / 21.07.2019
Igli Tare nuk ndalet, transferon tjetër shqiptar në Lazio
Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, ka bërë një tjetër afrim të rëndësishëm tek ekipi italian.
Zyrtari i lartë i klubit ka arritur marrëveshjen me Florent Shehun.17-vjeçari është kërkuar nga disa ekipe të rëndësishme në Europë, por në fund zgjodhi Lazion, pasi dhe Tare pati ndikimin e tij.
I riu ka lindur në Francë, zotëron pasaportën e Zvicrës, por është me origjinë ngaKosova.
Kalimin te skuadra italiane, ai e ka bërë të ditur vetë përmes një postimi në Twitter.
“Jam shumë krenar dhe i lumtur që kam nënshkruar një kontratë profesioniste 3- vjeçare me Lazion. Falenderoj klubin dhe drejtorin Igli Tare për besimin”, – shkruan ai.
Shehu ka luajtur për moshat e Levantes në Spanjë, ndërsa përfaqëson ekipin e Zvicrës U-17.























