16:54 / 22.07.2019
Reali kërkon nga Ceballos të zgjedhë mes Tottenhamit e Arsenalit
Mesfushori i Realit, Dani Ceballos ka disa javë kohë për të zgjedhur se ku dëshiron të luajë në sezonin e ardhshëm.
Spanjolli ka oferta prej dy gjigantëve anglezë, Arsenal dhe Tottenham.
“Los Blancos” është duke e lejuar spanjollin të zgjedhë se në cilin klub anglez do të transferohet në formë huazimi.























