VIDEO- Salihu: Gjithçka gati për turneun “Fadil Vokrri”
BKT
Sport

VIDEO- Salihu: Gjithçka gati për turneun “Fadil Vokrri”

Sot mbahet turneu i parë përkujtimor në shenjë nderimi dhe përkujtimi të legjendës së futbollit të Kosovës dhe ish-presidentit të FFK-së Fadil Vokrri, i cili ndërroi jetë më 9 qershor 2018.

Eroll Salihu, sekretar i Federatës së Futbollit të Kosovës, në emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë” në RTK1, tha se gjithçka është gati për këtë eveniment për nder të legjendës së futbollit, Fadil Vokrri.

Ai tha se, ndonëse kanë pas dëshirë të mbledhin në Prishtinë të gjitha ekipet ku ka luajtur Vokrri, kjo nuk mund të bëhet tash, sepse Partizani i Beogradit për shkak të rrethanave politike nuk do të vinte në Prishtinë, por shpreson se kjo mund të bëhet në vitet në vijim.

Ku turne organizohet nga Federata e Futbollit e Kosovës përkatësisht Këshilli Organizativ (KO) dhe zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Salihu pasi foli për figurën e legjendës Fadil Vokrri, tregoi se në këtë turne do të marrin pjesë veteranët e skuadrave të Flamurtarit nga Vlora, Veteranët e Tetovës, Llapit dhe Prishtinës.

Aktivitetet fillojnë në orën 16.00 Homazhe të pjesëmarrësve të varri i Vokrrit, në orën 17.30 Hapja e turneut.

Për më shumë ndiqni videon në vazhdim: