Sterling: Jemi duke u bërë gati për sezonin e ardhshëm
BKT
Sport

Sterling: Jemi duke u bërë gati për sezonin e ardhshëm

Sulmuesi i Manchester Cityt, Raheem Sterling, ka thënë se “Qytetarët” janë duke u bërë gati për sezonin e ardhshëm.

City ka mbërritur në Hong Kong për përgatitjet para-sezonale. “Diferenca është për çdo sezon, gara bëhet më e vështirë, niveli fillon të rritet dhe kjo është një ndër gjërat më të rëndësishme. Je gjithmonë duke mësuar më shumë dhe duke garuar me lojtarë të tjerë për të mbajtur pozicionin në ekip. Trajneri ka vendosur rregulla të larta. Do të mundohem të fitojë disa minuta. Është një kohë e rëndësishme për ne. Duhet të bëhemi gati për sezonin e ardhshëm”, deklaroi ai.