16:30 / 24.07.2019
FSHF jep njoftimin, 20 euro bileta për të ndjekur Francë-Shqipëri
Federata Shqiptare e Futbollit, njofton të gjithë të interesuarit së kanë dalë në shitje biletat e ndeshjes eliminatore të EURO 2020, Francë-Shqipëri, përballje e cila do të zhvillohet në datën 7 shtator 2019, ora 20:45.
Kjo ndeshje do të luhet në stadiumin “Stade de France".
Biletat mund të blihen online në faqen zyrtare të FSHF-së fshf.org ose pranë dyqanit zyrtar të FSHF-së, rruga “ Themistokli Germenji”. Çmimi i biletës është 2500 lekë, afërsisht 20 euro.























