16:59 / 24.07.2019
Tierney nuk do të transferohet në Arsenal
Trajneri i Celticut, Neil Lennon, ka thënë se ylli i skuadrës, Kieran Tierney nuk do të transferohet në Arsenal.
Ekipi skocez refuzoi dy ofertat e “Topçinjve”, duke kërkuar 25 milionë euro.
“Marrëveshja sa di unë nuk po ndodh. Nuk e di nëse Arsenali do të paguajë vlerën e caktuar, andaj Tierney nuk do të largohet”, deklaroi ai.























