Koke i lumtur me transferimet e reja
BKT
Sport

Koke i lumtur me transferimet e reja

Mesfushori i Atletico Madridit ka mirëpritur lojtarët e ri në “Wanda Metropolitano Stadium”.

Koke pret shumë gjëra prej tyre në të ardhmen.“Po ndërtojmë një ekip të ri, me disa lojtarë të ri dhe të mirë. Ky është një kombinim i lojtarëve dhe shpresojmë që gjërat do të shkojnë mirë”, deklaroi ai.          

Koke ka folur edhe për Hector Herreren, i cili u transferua nga Porto. “E kam parë të luaj te Porto. Ai nuk ka qenë aty për shumë kohë, por është futbollist brilant dhe luan në stilin e Atleticos. Ai do të kontribuojë për gjëra shumë pozitive, pasi bën gjithçka në fushë”.