​City kërkon Mbappen, PSG-ja i ofron kontratë të re
BKT
Sport

​City kërkon Mbappen, PSG-ja i ofron kontratë të re

Manchester City është duke u përpjekur që ta transferojë sulmuesin e Paris Saint Germainit, Kylian Mbappe.

Gazeta franceze ‘El Pais’ zbulon se 20-vjeçari pëlqehet nga skuadra e Premierligës, kurse trajneri Pep Guardiola ka mbajtur kontakte të rregullta me Mbappen në vitet e fundit.

Mirëpo kampionët e Francës nuk po qëndrojnë duarkryq dhe i kanë ofruar yllit të tyre një kontratë të re prej 860 mijë funtesh në javë.