18:01 / 24.07.2019
Nis ndeshja Slovan Bratislava-Feronikeli
Ka startuar ndeshja mes Slovan Bratislavës dhe Feronikelit, sfidë kjo që po luhet në Bratislavë, në kuadër të rundit të dytë të Europa League, raporton RTKLive.
Kampionët e Kosovës i pret një përballje tejet e nxehtë, sepse ballafaqohet me skuadrën më të suksesshme në Sllovaki.
Megjithatë, skuadra jonë kërkon rezultat pozitiv nga kjo ndeshje në mënyrë që takimin e kthimit në Prishtinë, ta pres më qetë dhe më gjasa më të mëdha për të kaluar në rrethin e tretë të Europa League.























