Barcelona në negociata me Firpo
BKT
Sport

Barcelona në negociata me Firpo

Barcelona është duke vazhduar bisedimet me mbrojtësin e Real Betisit, Junoir Firpo.

Kampionët e Spanjës po mundohen që një kohë të gjatë ta transferojnë spanjollin, mirëpo asnjë marrëveshje ende nuk është arritur.

Marrëveshja nuk do të përfundojë derisa Betisi të rikthehet nga përgatitjet para-sezonale në Meksikë.    

Firpo kontribuoi me tri gola dhe katër asistime në 24 paraqitjet e tij në sezonin e kaluar.