22:41 / 24.07.2019
Bale, ideja e ‘çmendur’ e skuadrës angleze
Lëvizje të pabesueshme për të ardhmen e Gareth Bale.
Mediet në Angli raportojnë se anësori uellsian mund të rikthehet në Premierligë.
Është ‘Mirror’ që raporton se ish dikur lojtari më i shtrenjtë i Real Madrid, po kërkohet nga Liverpooli, përcjell lajmi.net.
Bale do të largohet nga Real Madrid, me trajnerin Zinedine Zidane që nuk llogarit më në shërbimet e tij.
Trajneri francez tashmë në disa konferenca ka bërë të qartë se Bale do të largohet, dhe se janë në kërkim të gjetjes së një skuadre për transferimin e tij.
Transferimi te Liverpool, do të ishte një mundësi e mirë për Bale për t’u rikthyer në Premierligë, në të cilën ligë ka pasur paraqitje të mira sa ishte lojtar i Tottenham Hotspurit.























