De Rossi arrin te Boca për testet mjekësore
BKT
Sport

De Rossi arrin te Boca për testet mjekësore

Legjenda e Romes, Daniele de Rossi ka arritur tek ekipi argjentinas, Boca Junior për t’i bërë testet mjekësore.

Mbrojtësi që më herët luante për kombëtaren e Italisë, dje mbushi 36-vjeç dhe është larguar nga Roma pas dy dekadave.

De Rossi, i cili e fitoi Kupën e Botës me Italinë në vitin 2006, bëri 600 paraqitje për Romen duke fituar shumë tituj.