Presidenti i Atleticos tregon mendimin e tij për Joao Felix
BKT
Sport

Presidenti i Atleticos tregon mendimin e tij për Joao Felix

Enrique Cerezo është i kënaqur me blerjen e Joao Felixit nga Benfica.

Ai beson që transferimi i Felixit është një dëshmi e mirë për klubin.

“Kjo tregon se puna jonë vitet e fundit ka qenë shumë e mirë. Kur lojtarët zgjedhin të luajnë për ne, përderisa mund të luajnë për ekipet tjera, kjo është e rëndësishme për klubin dhe fansat. Duhet vetëm të bëjmë më të mirën, të luajmë mirë dhe të fitojmë”, deklaroi ai.