16:43 / 25.07.2019
PSG gjen zëvendësimin për Trapp
Skuadra franceze ka filluar të interesohet për portierin e Newcastle United, Martin Dubravka.
Kampionët e Francës janë gati të shesin Kevin Trapp, i cili është si huazim tek Eintracht Frankfurt.Mediat angleze thonë se Dubravka shihet si zëvendësim adekuat dhe se PSG është gati të paguajë 10 milionë euro për portierin sllovak. Shefi i parisienëve Leonardo e ka bërë të qartë se Trapp do të largohet sapo të gjendet zëvendësimi i tij.























