17:40 / 25.07.2019
Asensio u lëndua rëndë, CR7 ka një mesazh për të
Në ndeshjen e fundit miqësore mes Real Madrid dhe Arsenal (2-2), Marco Asensio pësoi një dëmtim shumë të rëndë, që do e mbajë për 6 deri në 9 muaj jashtë fushës së blertë.
Në lidhje me këtë situatë, kanë qenë të shumta reagimet rreth lojtarit, duke i dhënë më shumë motivim për t’u rikthyer sa më i fortë. Nuk mund të mungonte Cristiano Ronaldo, tashmë futbollist i Juventusit.
CR7 me anë të një postimi në rrjetin social shkruan “shumë forcë miku im, do rikthehesh së shpejti”, shkruan albeu.
Kjo tregon se lojtarët, në kohën kur ishin të dy pjesë e Real Madridit, kanë pasur një marrëdhënie shumë të mirë së bashku.























