Katër klube në garë për Pepe
BKT
Sport

Katër klube në garë për Pepe

Ylli i Lilles, Nicolas Pepe po kërkohet nga katër klube të mëdha evropiane.

Napoli po shpreson që të fitojë garën me United dhe Liverpoolin për të transferuar në ekip Pepe.

Napoli e ka shprehur publikisht interesimin për 24-vjeçarin, pasi trajneri i tyre, Carlo Ancelotti kërkon një sulmues.

“Pepe është një sulmues anësor. Na nevojitet një lojtar i tillë”, deklaroi Ancelotti.

Edhe presidenti i Lilles, Gerard Lopez e ka konfirmuar interesimin e Napolit.

Lopez ka pranuar që katër klube evropiane janë të interesuar për sulmuesin me prejardhje nga Bregu i Fildishtë, por ai nuk e ka bërë të njohur emrin e klubit të katërt dhe mediat spekulojnë se mund të jetë Interi.