Haziri krenar me sukseset e alpinistes gjilanase, Uta Ibrahimi
BKT
Sport

Haziri krenar me sukseset e alpinistes gjilanase, Uta Ibrahimi

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka përgëzuar për sukseset alpinisten Uta Ibrahimi, e cila u bë shqiptarja e parë në Ballkan që ngjitet në pesë maja mbi 8 mijë metra.

“Uta na bën të gjithëve krenar, sikur edhe shumë gjilanas të tjerë që gjithandej botës, të cilët me sukseset e angazhimet e tyre, janë lobuesit e drejtpërdrejt të Republikës së Kosovës. I uroj suksese të mëtutjeshme”, ka thënë kryetari Haziri.