Feronikeli - Slovan Bratislava, sot në RTK 1
Feronikeli luan sot ndeshjen e kthimit ndaj Slovan Bratislavës, në kuadër të raundit të dytë të kualifikimeve për Ligën e Evropës.
Skuadra nga Drenasi u mposht 2:1 në ndeshjen e parë në Bratislavë, por ky rezultat nuk vlerësohet aq negativ, duke pasur parasysh faktin se kampioni i Kosovës mund të kalojë tutje me një fitore 1:0.
Kësisoj, sot, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, Feronikeli do tentojë të shkruajë historinë dhe me gjasë në këtë përpjekje do ta ketë përkrahjen e madhe të tifozëve, duke pasur parasysh se në ndeshjen e parë kundër Kosovës pati thirrje nacionaliste proserbe.
Kujtojmë se gjithashtu dy lojtarë serbë si dhe trajneri i kësaj skuadre refuzuan të paraqiteshin ndaj Feronikelit, pas urdhrave të marra nga autoritetet serbe.
Kjo ndeshje fillon në orën 18:00 dhe transmetohet drejtpërdrejt dhe ekskluIvisht në RTK 1, derisa kësaj ndeshje i paraprinë emisioni me analistë.























