Bartomeu tregon planin e Barcës pas largimit të Messit
BKT
Sport

Bartomeu tregon planin e Barcës pas largimit të Messit

Josep Maria Bartomeu e di se Lionel Messi nuk do të jetë përgjithmonë pjesë e Barcelonës.

Presidenti i Barcës beson se klubi duhet të fillojë përgatitjet për kohën pas largimit të ylli argjentinas.

32-vjeçari është akoma duke performuar në një nivel të jashtëzakonshëm, por katalanasit duhet të fillojnë të mendojnë drejt së ardhmes, me Messin që po shijon vitet e tij të fundit në Camp Nou.

“Unë mendoj se ne kemi një detyrim të punojmë në epokën e pas-Messit”, shpjegoi Bartomeu për Reuters.

“Tashmë ne jemi duke menduar për këtë duke sjellë futbollistë të rinj”.

“Si president shpresoj që Leo është me ne për shumë vite të tjera, por ne duhet të mendojmë për ndryshimin kur ai vendos se është koha të ndalojë së luajturi”, përfundoi ai.