Schweinsteiger: Man Utd duhet të lejojë largimin e Pogbas
BKT
Sport

Schweinsteiger: Man Utd duhet të lejojë largimin e Pogbas

Manchester United duhet ta lejojë Paul Pogban të largohet nëse dëshiron të vazhdojë më tej, sipas Bastian Schweinsteiger.

Fituesi i Kupës së Botës me Francën vazhdon të lidhet me një largim nga Old Trafford, pasi nuk arriti të ringjallë formën e tij nën Ole Gunnar Solskjaer, me stilin e lojës që nuk i përshtatet aspak atij.

Pogba u etiketua ‘një virus’ nga ish-trajneri Jose Mourinho disa javë përpara se ai të pushohej nga puna, dhe tani ish-lojtari i ‘Djajve të Kuq’ thotë se largimi i tij duhet të lejohet.

“Nëse një lojtar dëshiron të largohet nga klubi, nuk duhet ta ndalosh atë”, i tha 34-vjeçari BBC Sport.

“Ju keni nevojë për lojtarë që janë 100 për qind të përkushtuar ndaj klubit dhe të kujdesen për klubin, kjo është mënyra e vetme që të mbijetoni në nivelin e lartë dhe të keni sukses”.

“Paul është një lojtar i shkëlqyeshëm, ai thjesht po kërkon një ekip ku ai mund të luajë të njëjtin stil që bën me kombëtaren e Francës, kështu që nëse i jepni atij këtë lloj skuadre, ai do të ishte i lumtur në United”, tha ai.