Bayern del me komunikatë: Nuk kemi asnjë akord për Sane
Leroy Sane te Bayerni për një shifër rekord për arkat e klubit bavarez që kap shifrën e 100 milionë eurove, ishte ky lajmi i bujshëm që raportuan mediat gjermane pasditen e së enjtes duke treguar edhe disa detaje të tjera të marrëveshjes.
Megjithatë, asnjë prej këtyre lajmeve nuk është i vërtetë pasi vetë klubi i Bayernit ka dalë me një komunikatë zytare ku mohon të ketë arritur marrëveshjen me Manchester City-n dhe me vetë lojtarin. Një deklaratë kjo e klubit bavarez që ka zhgënjyer tifozët të cilët presin me padurim një sulmues të madh krahu në skuadër që do të mbulonte sadopak largimet e dy legjendave Robben dhe Ribery. Sane është objektivi i parë i Bayernit, në merkato por nëse nuk arrihet marrëveshja me Manchester City-n deri në datën 8 gusht kur mbyllet merkato në Premier League, kampionët e Gjermanisë mund të shikojnë edhe për alternativa të tjera.























