16:27 / 05.08.2019
Emery: Pepes i nevojitet më shumë trajnim
Trajneri i Arsenalit, Unai Emery ka thënë se sulmuesit Nicolas Pepe i nevojitet të trajnohet më shumë para se të luajë kundër Newcastle United.
Sulmuesi i Bregut të Fildishtë i kushtoi 72 milionë euro Arsenalit dhe nuk u paraqit kundër Barcelonës të shtunën, ndeshje të cilën e humbën me rezultat 2-1.
“Ai është duke trajnuar me neve për dy ditë dhe i nevojitet të trajnohet vetëm. Nesër do të trajnohemi së bashku dhe kërkoj të behët i durueshëm pasi dua të shikoj se si përshtatet dhe ku mund të luaj”, deklaroi ai.























