Manchester United kërkon transferimin e Eriksenit
BKT
Sport

Manchester United kërkon transferimin e Eriksenit

Pasi transferoi Harry Maguire si mbrojtësin më të shtrenjtë në histori, United nuk ndalet në këtë afat kalimtar të verës.

Siç raporton Daily Mail, United janë duke punuar me intensitet të plotë për të marrë shërbimet e Christian Eriksen, i cili preferon të largohet nga Tottenham këtë verë, duke qenë se nuk e ka ndërmend ta rinovojë kontratën që i skadon verën e ardhshme.

Përfaqësuesit e lojtarit danez janë optimistë se mund të arrijnë një marrëveshje në këto ditë të fundit dhe 27 vjeçari do të ndërrojë destinacionin menjëherë.