Manchester United tërhiqet nga Eriksen, Pogba mbetet në “Old Trafford”
Dështojnë bisedimet për transferimin e Christian Eriksen te Manchester United. Tottenhami ka kërkuar 80 milionië paundë për mesfushorin danez, 20 milionë më shumë se shuma që do të pranonte nga klubet jashtë Anglisë.
Pavarësisht se afati kalimtar në Angli mbyllet me 8 gusht, ekzistojnë mundësitë që deri më 2 shtator 27-vjeçari të transferohet në një skuadër të madhe europiane.
Eriksen shpresonte te një transferim i mundshëm në radhët e Real Madrid, por pala spanjolle ka treguar më shumë interes për Paul Pogba dhe Donny van de Beek të Ajaxit. Gjithsesi, ndër skuadrat e rëndësishme që mbeten në garë për lojtarin janë Atletico Madridi dhe Juventusi, që mund të ofrojnë 50 milionë euro brenda 2 shtatorit.
Gazeta spanjolle “Marca” po pretendon se Ole Gunnar Solskjaer do të sanksiononte shitjen e Pogbasë, nëse Manchester United do të ishte në gjendje të nënshkruante me futbollistin e përfaqësueses së Danimarkës. Tashmë që bisedat me Tottenhamin kanë dështuar, duket e pamundur që United të privohet nga francezi.
Lëvizjet e emrave të mëdhenj në aksin Itali, Angli Spanjë duket se janë të lidhura ngushtësisht me njëra-tjetrën. Me Pogbanë që nuk lëviz nga “Old Trafford”, Reali i Madridi mund të bëjë ofertën e duhur për Eriksesnin, largimi i të cilit nga Londra do t’i hapte rrugën huazimit të Coutinhos te Spurs, apo blerjes së Dybalas. E enjtja është dita e fundit e merkatos në Angli, nëse Tottenham nuk e shet danezin brenda 24 orëve të ardhshme, mund të humbasë me parametër zero, pasi i skadon kontrata në fund të sezonit./SS/























