Luiz tregon arsyen e largimit
BKT
Sport

Luiz tregon arsyen e largimit

David Luiz ka thënë se nuk ka mundur ta refuzojë mundësinë për të kaluar në Arsenal.

"Topçinjtë” e paguan Chelsean 8.6 milionë euro për shërbimet e brazilianit.

“Është një klub i madh. Kur me erdhi mundësia për t’u transferuar në këtë klub të madh, nuk munda të them jo. Gjithmonë me kanë pëlqyer sfidat dhe nuk frikësohem nga to. Mendoj se shumë lojtarë nuk do të provonin këtë lëvizje sepse do të frikësoheshin. Jam duke u munduar të bëj gjëra të mëdha në jetë dhe jam gati për sfidën e radhës”, deklaroi ai.